Ministri Hasani në Sofje, merr pjesë në një konferencë të rëndësishme për turizmin

12 shkurt 21:29

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që do të mbahet të martën në Sofje të Bullgarisë, është takuar me ministren e Turizmit të këtij vendi, Nikolina Angelkova, dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus.

Ministri Hasani është shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.

Pjesë e kësaj konferencë do të jenë ministrat të kësaj fushe nga të gjitha vendet e Evropës.

“Në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” e cila do të mbahet nesër në Sofje të Bullgarisë, sonte takova ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus. Në këtë konferencë do të diskutohet për perspektiven ekonomikë të Ballkanit Perëndimor dhe me theks të veçantë për Turizëm”, ka shkruar ministri Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Bajram Hasani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…