Ministri i Bujqësisë viziton një nga fermerët më të vyeshëm të Istogut

14 maj 2023 | 11:58

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka vizituar Gjon Musollin në Istog, i cili veprimtarinë kryesore e ka blegtorinë. Ai mbarështon rreth 500 dele e qingja dhe 70 krerë lopë.

“Edhe ditëve me shi, Istogu ka hijeshi! Për aplikim për subvencione, Gjonit në të kaluarën i nevojiteshin 30 ditë për ta kompletuar dokumentacionin e kërkuar ndërsa këtë vit atij iu deshën vetëm 2 orë. Këtë vit, do të ketë 100% kontroll në teren, me qëllim që përfituesit e vetëm të jenë fermerët meritorë dhe real. Gjon Musolli, veprimtarinë kryesore e ka blegtorinë. Ai mbarështon rreth 500 dele e qingja dhe 70 krerë lopë”, ka bërë me dije ministri Peci.

Ai ka treguar se në ditë, nga kjo veprimtari Gjoni merr nga 1100 deri në 1600 litra qumësht në ditë.

“Përveç se me blegtori ai punon edhe rreth 200 hektarë tokë nga të cilat 80ha me grurë, 85ha me misër, ndërsa të tjerat me jonxhë. Takimi me Gjonin më la përshtypje pozitive pasi që ai është një nga fermerët më të vyeshëm jo vetëm të Istogut por edhe të Kosovës”, ka thënë ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka…