Ministri i Mbrojtjes bën homazhe te varri i Rugovës

21 janar 2020 | 14:06

Me rastin 14-vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të kësaj ministrie dhe të FSK-së, kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.

Me këtë rast, ata në shenjë respekti dhe kujtimi kanë vendosur buqeta me lule mbi varrin e ish- presidentit Rugova në “Velani”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Davos të…