Ministri i Mbrojtjes: FSK-ja do të jetë ushtri profesionale

05 dhjetor 2021 | 12:07

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së vazhdon me sukses misionin të saj për arsimimin dhe stërvitjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë.

“Përvetësimi i shkëlqyeshëm i shkathtësive nga liderët tanë luftarakë nënoficerë, për gatishmërinë, udhëheqjen, menaxhimin, taktikat luftarake dhe mbështetjen logjistike me shërbime. Komanda jonë e Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses misionin të saj për arsimimin dhe stërvitjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se vazhdojnë sigurt dhe fuqishëm për FSK-në, ushtri profesionale sipas doktrinës së forcave amerikane dhe të ndërveprueshme plotësisht me forcat aleate anëtare dhe partnere të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar…