Ministri i Mbrojtjes kërkon nisjen e shërbimit ushtarak

05 qershor 2020 | 13:12

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që të niset shërbimi obligativ ushtarak.

Ai ka thënë se përvoja e disa vendeve të NATO-s për shërbim ushtarak është e mirë dhe duhet të praktikohet edhe në vendin tonë.

“Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO-s janë disa standarde që duhet t’iu përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO-s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim që do t’ua dërgoj dhe shpresoj të merret në konsideratë”, ka thënë Quni.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Alban Ajdini ka bërë hap të madh në karrierë…