Ministri i Mbrojtjes pret në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut

30 gusht 2023 | 16:08

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja dhe zëvendës ambasadorin, Prindon Sadriu.

Ambasadori Qehaja i ka uruar ministrit Maqedonci emërimin në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e plotë për angazhim në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me Maqedoninë e Veriut.

Partneriteti me shtetet fqinje me të cilat ndajmë vlera të përbashkëta është në interes të të gjitha palëve dhe në funksion të paqes, stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i parë i “Madonnina-s” për këtë sezon do të…