Ministri i Mbrojtjes shpreh ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, Agron Spahiu

05 shtator 2021 | 17:30

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime familjes Spahiu pas ndarjes nga jeta të pjesëtarit të FSK-së, Agron Spahiu.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Major Spahiu, si patriot e luftëtar i UÇK-së dhe si ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi.

“Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

E dashura familje Spahiu,

Të nderuar bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të major Agron Spahiut,

Me dhembje të thellë morëm lajmin me rastin e ndarjes nga jeta të Major Spahiut. Andaj, ju shprehë ngushëllimet për humbjen e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për ne si institucion e shoqërinë tonë në përgjithësi.

Major Spahiu,si patriot e luftëtar i UÇK-së dhe si ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi.

Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.

Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e major Agron Spahiut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër ditë më parë kishte dalë nga shtëpia dhe familjarët…