Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Bujar Osmani, viziton Ukrainën

27 maj 2022 | 10:52

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka udhëtuar drejt Kievit, ku është takuar me homologun e tij, Dmitro Kuleba.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka thënë se do ta vendosin sërish në funksion ambasadën maqedonase në Ukrainë.

“Sapo mbërrita në Kiev, ku përveç takimit me kolegun tim Dmitro Kuleba, prap në funksion do ta vendosim edhe Ambasadën tonë në Ukrainë. Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm popullin e guximshëm ukrainas”, ka shkruar Osmani.

Ai ka treguar se po qëndron edhe në Irpinj, së bashku me përfaqësues të Qeverisë së Ukrainës.

“Qyteti është argument i gjallë se agresioni rus ndaj Ukrainës paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Sulmet mbi civilët janë krime lufte, për çka duhet të ketë përgjegjësi. Janë gjetur trupat e shumë civilëve, ndërkaq mbi 79% të ndërtesave janë të shkatërruara pjesërisht ose tërësisht, duke përfshirë këtu spitalet dhe institucionet arsimore”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga Qeveria e…