
Ministri i qeverisë Kurti: Asociacioni të formohet menjëherë, pa vonesa
Kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë Kurti, Goran Rakiq është takuar të premten me kryesuesin e misionit të OSBE-së, kryediplomatin polak, Zbigniew Rau
Në këtë takim, Rakiqi ka folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rakiqi ka thënë se asociacioni do t’i zgjidhte problemet e serbëve, dhe se i njëjti duhet të formohet sa më shpejtë e pa vonesa.
“Në vend që të gjejmë zgjidhje për problemet urgjente, kemi një numër në rritje të problemeve në sferat që kanë të bëjnë me funksionimin normal të çdo shoqërie, gjë që është shumë shqetësuese. Ne po themi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është diçka që do ta zgjidhë shumë probleme për serbët në Kosovë, pikërisht për këtë duhet të formohet menjëherë, pa vonesa”, ka thënë Rakiqi.