Raphinha prezantohet te Barça: Është një nder i madh të jem këtu

15 korrik 2022 | 16:10

Barcelona e ka zyrtarizuar Raphinha si lojtarin e tyre më të ri. Braziliani u prezantua në krah të presidentit Laporta në “Camp Nou”.

“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë. Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, kanë qenë fjalët e para të talentit brazilian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është raportuar se ministrja e Punëve të Jashtme…