Ministri iranian i Mbrojtjes: Jemi më të fortë se kurrë
Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Iranit, gjeneralbrigade Seyed Majid Ebn el-Reza, tha sot se gjatë luftës së tretë që iu imponua Iranit, prodhimi i raketave strategjike dhe dronëve vazhdoi më shpejt dhe me sukses më të madh.
“Kjo u lejoi forcave të armatosura të Iranit të përdorin armë të reja dhe të përmirësuara kundër koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët e saj rajonalë . Në luftën e tretë të imponuar, ne luftuam shumë më fuqishëm sesa në luftën 12-ditore kundër regjimit sionist, Amerikës kriminale dhe vendeve të tjera që ndihmuan armikun “, tha gjenerali pas një takimi me përfaqësuesit e provincës së Azerbajxhanit Lindor të mbajtur në parlamentin iranian, raporton televizioni shtetëror iranian PressTV.
Ai theksoi se industria iraniane e mbrojtjes ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e saj gjatë luftës duke përdorur arritjet më moderne të industrisë së dedikuar.
“Prodhimi i raketave dhe dronëve strategjikë u krye me shpejtësi dhe saktësi më të madhe, dhe ne ishim dëshmitarë të zhvillimit dhe përparimit të armëve të reja dhe të përmirësuara që u përdorën për të mposhtur kriminelët dhe agresorët”, tha gjenerali iranian.



