Ministri irlandez nga Kievi: Ushtria jonë është neutrale, por ne nuk jemi neutral ndaj luftës

14 prill 2022 | 16:29

Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney ndodhet sot në Kiev si ministri i parë i jashtëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që viziton Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Pas vizitës në zonat e prekura drejtpërdrejt nga pushtimi në kryeqytet, dhe takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes Oleksii Reznikov, ai tha se vrasja e civilëve ukrainas nga forcat ruse mund të cilësohet si krim lufte.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me Kuleba-n, Coveney solli një mesazh të fortë solidariteti nga qeveria dhe populli irlandez.

“Ne nuk e dimë ende se sa qytetarë kanë humbur jetën për shkak të këtij agresioni rus, por e dimë se janë shumë dhe se brutaliteti dhe dhuna, jo vetëm kundër ushtarëve, por kundër civilëve ukrainas është diçka që ka të ngjarë të përcaktohet si krim lufte në të ardhmen.

Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm në këtë kohë se Ukraina nuk ka nevojë për simpati, ajo ka nevojë për veprim dhe mbështetje të fortë praktike për t’u mbrojtur, dhe megjithëse Irlanda është ushtarakisht neutrale, më lejoni të jem i qartë se nuk jemi neutralë për këtë luftë dhe konflikt dhe për të ardhmen e vendit tuaj.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Freedy Rincon, ish-mesfushori i Napoli dhe Real Madrid në vitet…