Ministri Ismaili: Hiqet lista e pritjes për banderola në AKPPM

07 dhjetor 2018 | 10:15

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se lista pritjes për banderola në Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPPM)

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë, dhe sipas tij të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund t’i marrin ato në kohë.

“Të gjitha kompanitë të cilat aplikojnë për marrjen e banderolave për barna në AKPPM, nuk do të kenë më nevojë të presin disa muaj por ato do t’i marrin brenda 24 orëve. Asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund t’i marrin ato në kohë. #PacientiNëQendër”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migjen Shala, nënkryetar i OVLUÇK-së dhe ish-bashkëluftëtar i gjeneral Rrustem…