Nënkryetari i OVLUÇK-së: Gjeneral Rrustem Mustafa drejtoi luftë të pastër çlirimtare

07 dhjetor 2018 | 08:50

Migjen Shala, nënkryetar i OVLUÇK-së dhe ish-bashkëluftëtar i gjeneral Rrustem Mustafës, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar ndaj thirrjes nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, që udhëheqësi i ZOLL-it, ‘Remi’ më 14 janar 2019 të paraqitet pranë kësaj gjykate për t’u intervistuar.

“Luftën çlirimtare për liri nuk mund ta njollos askush. Gjeneral Rrustem Mustafa drejtoi një kuftë të paster për liri ku dhe triumfoi. Gjenerali ka qenë, është dhe mbetet triumfues në çdo betejë. Krenar me ju dhe luftën e pastër për liri”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj…