
Ministri Ismaili kërkon suspendimin e mjekut nga Prizreni që ofendoi pacienten me dhimbje
05 shkurt 2019
| 20:58
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj gjuhës që ka përdorur një kirurg në Siptalin e Prizrenit ndaj pacientes, e cili kishte dhimbje dhe kërkonte ndihmën mjekësore.
“Gjuha e tillë e përdorur nga kirurgu në Siptalin e Prizrenit ndaj pacientes në dhimbje është e papranueshme. Kjo thyen besimin e qytetarëve dhe i hedhë hije të keqe tërë sistemit shëndetësor”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Pacienti dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet nga të gjithë që e keqpërdorin besimin tonë, fyejnë pacientin dhe vet profesionin e mjekut. Merrni masa sonte. Nesër është vonë. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili.