Ministri Ismaili: Orari i punës në QKUK do të respektohet

13 dhjetor 09:21

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se që nga sot ka nisur me sukses projekti i menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID kartela.

Ai në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se orari i punës në këtë institucion shëndetësor do të respektohet dhe se ky është një hap drejt vendosjes së rregullit dhe zvogëlimit të pritjeve të pacienteve pa arsye.

“Tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën -kur del dhe kur kthehet. Zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore. Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylejman Konushevci është i detyruar të punësojë shoferë nga vendet…