Ministri izraelit i Mbrojtjes: Të moshuarit izolojini, ju të rinj qarkullojeni virusin

25 mars 2020 | 10:13

Për ta mposhtur koronavirusin të moshuarit duhet të izolohen dhe virusi të qarkullojë te të rinjtë në mënyrë që të zhvillohet imuniteti.

Kjo është receta e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Naftali Bennett, i cili postoi një video me ‘këshilla’.

“Gjëja më e rëndësishme për ta mposhtur virusin nuk është karantinimi apo testimi, por izolimi i më të moshuarve nga të rinjtë”, thotë ai.

Ministri thekson se “asgjë nuk është më vdekjeprurëse sesa një përqafim midis gjyshes dhe mbesës”.

“Pra, mbajini gjyshërit tuaj larg, bisedoni me ta me Whatsapp dhe Skype, ua lini ushqimet jashtë derës sepse ata nuk do të mbetën të izoluar përgjithmonë”, siguron ministri.

“Kur shumica e popullatës ta marrë virusin, pas 3-4 javësh imuniteti do të ketë shkuar nga 1 % në 20 %. Dhe kur të arrijë në 60-70 % të njerëzve imunë, atëherë gjyshërit do të mund të dalin të lirë. Mund të zgjasë dy ose tre muaj, por ky është plani”.

Izraeli ka regjistruar rreth 700 infeksione dhe aktualisht 12 persona janë në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit ka testuar…