Ministri Krasniqi, vizitë zyrtare në ShBA

01 nëntor 2021 | 16:33

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, me ftesë të gjeneralmajorit të Iowas, Ben J. Corell dhe drejtoreshës ekzekutive të Iowas, Sister States Karla Weilbrenner Mcollum është duke qëndruar në vizitë zyrtare në shtetin e Iowas, me rastin e 10-vjetorit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowas, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës me qytetet e shtetit amerikan.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do ta takojë sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, kryetarët e shtatë qyteteve me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet/binjakëzim me qytetet e Iowas për të diskutuar progresin në zbatimin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshjet, si dhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave/qyteteve të të dyja vendeve.

Gjithashtu, Krasniqi do të takohet me Christofer Williams shef i UN-Habitat në selinë qendrore në Nju Jork, me të cilin do të diskutohet finalizimi i programit të përbashkët katërvjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme mbi 15 milionë euro për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se…