Ministri Lekaj e bën Klinën edhe me një rrugë të re

17 shtator 13:30

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrugës në Krushevë të Klinës.

Kjo rrugë do të realizohet me investim të Ministrisë së Infrastrukturës në kuadër të mbështetjes së nivelit qendror që po u jepet komunave.

Rruga e re e Krushevës do t’i lidhë mes vete lagjet e këtij fshati dhe do ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të pa penguar të banorëve të këtij lokaliteti.

Rruga e filluar në Krushevë të Klinës kushton mbi 270 mijë euro dhe lidhë tri lagjet e këtij fshati me mbi 300 banorë.

Duke u deklaruar për mediet ministri Pal Lekaj ka thënë që Klinës po i kthehet vëmendja e munguar ndër vite dhe ky projekt që po fillon sot nuk është i vetmi, por që duhet bashkëpunimi edhe i banorëve për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha projekteve tjera.

Ndërkaq, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme, si në këtë projekt ashtu edhe në një sërë projektesh tjera që janë duke u implementuar në Klinë.​

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me kryetarin e…