Ministri Lluka njoftoi komisioneren Mariya Gabriel për projektet e MZhE-së

12 tetor 2018 | 11:09

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ministrin Besim Beqaj, kanë takuar sot komisioneren e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel.

Ministri Lluka e njoftoi komisioneren Mariya Gabriel me hapat që ka ndërmarrë Ministria që ai e drejton, në sektorin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për përparimet që janë bërë në fushën e teknologjisë informative, me projektet që janë realizuar si dhe me ato projekte të cilat janë në realizim e sipër.

“Projekti Ekonomia Digjitale e Kosovës është nënshkruar me Bankën Botërore dhe është aprovuar në Parlament muajin e kaluar dhe implementimi i këtij projekti do të fillojë me 15 nëntor të këtij viti. Ky projekt ka për qëllim që të mbulojë 99 për qind të Kosovës me internet 100 mbs”, u shpreh ministri Lluka.

Kreu i MZhE-së, e njoftoi komisioneren e BE-së, Gabriel edhe për projektin e Parkut Teknologjik apo Tech Parku i cili pritet të aktivizohet në qershor të vitit 2019, po ashtu ministri Lluka foli për mbështetjen që po iu jep të rinjve.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik po bën punën e saj në drejtim për t’i ndihmuar të rinjtë, ku sa i përket kësaj Ministria ka pajisur 65 shkolla të mesme me pajisje inovative për t’iu dhënë mundësi të rinjve të shprehin kreativitetin e tyre e po ashtu t’i zgjerojnë njohuritë inovative.

Gjithashtu, Lluka foli edhe për projekte të IPA II, ku MZhE ka aplikuar me projektin e zhvillimit të tregut vendor, me të cilin synon digjitalizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Komisionerja Gabriel u shpreh e kënaqur me punën që po bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por edhe ministri Lluka e ka falënderuar për vizitë, pasi që kjo vizitë tregon dedikim e BE-së ndaj Agjendës Digjitale për Kosovën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka…