Ministri Lluka uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

03 shtator 2018 | 17:26

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

“Të dashur nxënës, mësues dhe pedagogë, ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019. Urime të veçanta për nxënësit e klasave të para që për herë të parë sot ulën në bankat shkollore, ku së bashku me gjithë të tjerët, do të udhëtojnë në rrugën e dijes. Urime dhe mirënjohje për mësuesit të cilët përcjellin dijen tek fëmijët tanë drejt një të nesërme më të ndritur dhe më të zhvilluar!”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka mbyllur vitin 2017…