Ministri Matoshi përuron fillimin e dy projekteve në Kamenicë

02 dhjetor 2019 | 17:32

Në Kamenicë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përuruar fillimin e punimeve për dy projekte tjera në fushën e mjedisit, rregullimi i shtratit të lumit ‘Krivareka’ – faza e parë, në vlerë prej 900 mijë euro dhe pastrimi i shtratit të lumit ‘Katushnicë – Karaqevë’ në vlerë 150 mijë euro.

Matoshi ka thënë se projekti i rregullimit të shtratit të lumit “Krivareka”, synon që ta kthejë në gjendje më të mirë këtë lum, pasi që do të pajiset me infrastrukturën e nevojshme përcjellëse.

“Në kuadër të këtij projekti parashihet pastrimi i plotë i tij, rregullimi i infrastrukturës përcjellëse, asfaltimi i anësorëve, shëtitoreve për këmbësorët, biçiklistat, ndriçimi përgjatë lumit, ulëse etj”, ka thënë Matoshi.

Të hënën ministri Matoshi ka marrë pjesë edhe në fillimin e projektit për pastrimin e lumit në ‘Katushnicë’.

“Ne sot kemi filluar edhe pastrimin e shtratit të lumit nga Katushnicë deri në Karaçevë të Ulët. Ka një gjatësi prej mbi 5 km, është po ashtu një lum i degraduar i mbushur me mbeturina dhe ku projekt parasheh pastrimin e tij, zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e kushteve më të mira për ujë më të pastër për banorët e kësaj zone”, ka thënë Matoshi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati argjentinas, Rafael Grossi është betuar në postin e drejtorit…