Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Husen Mulla në Tropojë

26 nëntor 2022 | 19:47

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit, Husen Mulla në Shipshan të Tropojes.

Ai ka theksuar se kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

“Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atëdhe. Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë. Lavdia për të gjithë dëshmorët tanë, do të mbetet e përjetshme”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E nderuar zonja Remzie, Çlirim, e Shqipërim, E nderuar familje…