Ministri Murati dhe deputeti Lushtaku ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin me mesele në Kuvend

14 dhjetor 2021 | 16:44

Teksa po diskutohet për Ligjin për pagat në sektorin publik, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë vendosur që debatin në organin legjislativ ta bëjnë me “mesele”.

Deputeti Lushtaku në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se interferimi i qeverisë në sindikata e bëjnë vetëm politikanët autoritarë dhe se pushteti s’ka vullnet që ta mbështesë Ligjin për Pagat.

Lushtaku iu drejtua ministrit të Financave me një mesele nga foltorja e Kuvendit.

“Meqenëse ministri Hekuan Murati ka filluar me tregu mesele po ia filloj edhe unë me një mesele. Po dua ta tregojë një metaforë që lidhet me gjendjen aktuale është kur një pjesë e një xhemati dëshiron me e ndryshuar një hoxhë dhe e tregon një parakusht për me u zgjedh imam dhe kishin parakusht me kontrolluar motin kur ata dëshironin me ra shi, kur është moti me diell këto kushte duhet me i plotësuar imami dhe shumica e imamëve s’kanë ra në ujdi sepse e dinë se moti është kompetencë e Zotit. Një hoxhë pak më i mençur iu drejtua xhematit se po unë e plotësoj këtë parakusht që kur ju të gjithë të bini në ujdi me ra shi edhe unë e bëj lutjen tek zoti”, ka thënë Lushtaku.

Në replikë, ministri i Financave, Hekuran Murati e ka treguar një tjetër mesele si përgjigje ndaj Lushtakut.

“Meqenëse veç kaluam në këtë fushë dhe ma përmendi emrin deputeti Lushtaku edhe unë po e tregoj një mesele. Shkoj njani me nejt të do miq dhe po e pyesin se qysh është e djemtë tha shumë të meçëm i kam pse tha, se gjithmonë ia qëllojnë motit, i kam dy djem dhe i pyes se qysh është moti nesër a ka me ra shi? Njëri thotë se ka me ra shi, tjetri s’ka me ra shi, kurrë nuk e lajnë pa ia qëllu”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski po fiton çdo çmim të mundshëm, përveç atij…