
Ministri Murati zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së
29 mars 2021
| 16:06
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, zhvilloi sot takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së, ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit Murati i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për urimin dhe mirëpriti gatishmërinë e FMN-së për të bashkëpunuar dhe mbështetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në realizimin e objektivave të Ministrisë të cilat janë në harmoni me objektivat e FMN-së.
Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së e uruan Ministrin Murati për detyrën e re dhe shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.