Ministri Mustafa falënderon Hungarinë për mbështetjen dhënë sektorit të bujqësisë

16 tetor 2020 | 11:42

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot për herë të parë në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa e ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati.

Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për Republikën e Kosovës, posaçërisht për sektorin e bujqësisë.

ë anën tjetër, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bencze, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër, duke e vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy shteteve.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim…