Ministri Mustafa mbështet aksionin e mbjelljes së 1.8 milionë fidanëve

24 nëntor 2020 | 12:32

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka folur në eventin e fillimit të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milionë fidanëve në tërë Republikën e Kosovës, gjatë 10 viteve të ardhshme, raporton “Epoka e re”.

Ministri Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZhR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29,000 hektarë sipërfaqe.

“Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë ministri Mustafa.

Tutje, ai ka theksuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shënuar kthim pozitiv në rritjen e kapaciteteve të pyjeve. Kjo është arritur falë Programit Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit, i cili ka për qëllim të nxisë një pylltari të qëndrueshme në aspektin ekonomik e social.

“Pyjet e Kosovës janë të definuar me ligj si resurse kombëtare. Hapësirat e gjelbra mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Republikës së Kosovës, andaj mbrojtja, mirëmbajtja, kultivimi, pyllëzimi dhe ripyllëzimi i tyre paraqet përgjegjësi dhe obligim me rëndësi të veçantë”, ka deklaruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasador i Kosovës në Australi dhe në Austri, Sabri Kiçmari,…