Ministri Muzafer Shala viziton Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit në Prizren

31 korrik 2019 | 12:30

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, së bashku me Shaqir Totajn kanë vizituar sot Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit në Prizren ku u pritem nga Wolfgang Leidig.

Ministri Shala ka bërë me dije se kampi është duke kaluar në një periudhë tranzicioni nga bazë ushtarake në hapësirë për të rinjtë dhe shumë shpejtë do të jetë në funksion të plotë për ta.

“Kënaqesi tek sheh plot 23 hapësira punuese me 36 hektarë dhe vend akomodimi për 1600 persona. Kjo qendër do të jetë në shërbim të të rinjëve inovatorë në tri fusha kryesore si IT, Agro Industri dhe Ndërmarrësi”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të angazhohet që këto hapësira t’u jepen në shfrytëzim kompanive të mëdha që janë të interesuara të investojnë në Kosovë si Samsung, TeamViewer etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim…