Ministri Peci merr pjesë në procesin e mbjelljes së 33 mijë fidaneve në Dragash

22 prill 2022 | 14:09

Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar procesin e mbjelljes së 33 mijë fidaneve në Komunën e Dragashit nga projekti i FAO-s në Kosovë; një partner i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Në kuadër të pyllëzimeve që realizon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, deri më tani janë mbjell 309.30 hektarë, përkatësisht 773,321 fidane të drunjve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk kanë tjetër planet, andaj sipas Pecit, duhet të përkujdesemi që të mos shkaktojmë dëme aty ku mund të kontribuojmë në përmirësim të situatës.

“Me veprime të vogla por të herë pas hershme, mund t’i prekim çështjet klimatike dhe t’i adresojmë ato qoftë përmes politikave që mbrojnë bio-diversitetin, qoftë përmes aksioneve të rregullta të pyllëzimit”, është shprehur Peci.

Ai ka thënë se ministria që drejton synon që së bashku me partnerët e saj të arrijmë shifrën e mbi një milion drunjve të mbjellur brenda një viti.

Ministri Peci ka thënë se gjithsej përmes projektit të FAO-s janë në proces të pyllëzimit afro 50 hektarë me rreth 140 mijë fidane në Komunën e Mitrovicës, Shtërpcës dhe Suharekës; krahas Komunës së Dragashit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State i afrohet gjysmëfinaleve “play-off” në Konferencën e Perëndimit,…