Ministri Reçica: Aftësimi profesional, mundësi e mirë për punësimin

28 mars 2018 | 18:28

Në kuadër të vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar të mërkurën qendrat në Gjilan dhe Ferizaj, ku pa nga afër shumë të rinj e të reja duke ndjekur kurse të aftësimit në fusha të ndryshme, si zdrukthëtari, administrim biznesi, saldim, dizajn, hotelieri, etj.

Përfaqësuesit e të dy qendrave falënderuan ministrin për vizitën dhe interesimin që po tregon në promovimin dhe fuqizimin e qendrave të aftësimit dhe riaftësimit profesional.

Nga të rinjtë, disa nga ta me studime pasuniversitare të përfunduara, ministri u njoftua në detaje rreth njohurive që ata po përfitojnë në trajnimet që po ndjekin në këto qendra.

Në Gjilan, ministri takoi edhe Lavdrim Hysenin, i certifikuar në dizajn grafik dhe i punësuar në biznesin, “Luli 93”, i cili tregoi se aftësimi i përfituar në QAP i ka ndihmuar për të gjetur një vend pune.

Reçica ka thënë se aftësimi dhe riaftësimi profesional, në kuadër të masave aktive të tregut të punës, janë mundësi e jashtëzakonshme për të gjetur një vend pune dhe bëri thirrje që të vizitohen sa më shumë këto qendra për të ndjekur trajnimet dhe për tu aftësuar në një laramani profilesh që ofrohen në QAP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski mund të mos transferohet në Real Madridit gjatë…