Ministri Reka sqarohet në Kuvend për deklaratën e tij

25 mars 2020 | 14:05

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në Kuvendin e Kosovës, ka sqaruar deklaratën e tij të dhënë për një televizion ku ndër të tjera kishte thënë se “Kosova mund t’i jap qasje Serbisë për në detin Adriatik”

Reka ka thënë se e ka pasur fjalën që në vend të kompromisit territorial të bëhet kompromis infrastrukturor.

“Më lejoni të falënderoj deputetin Haradinaj për mundësinë që në një seancë plenare t’i sqarojmë ca gjëra se çka paskam fal unë sipas deputetit Haradinaj. Nëse aludon në emisionin televiziv ku në pyetjen se për ulësen në OKB a duhet dhënë territor, përgjigja ishte e qartë se sovraniteti shtetëror është i pakontestueshëm. Ndoshta mund t’i lejojmë si kompromis së fundit daljen në detin Adriatik. Pra në vend të kompromisit territorial, unë ofroj kompromisin infrastrukturor”, ka thënë Reka.

Më tutje, Reka ka cituar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili sipas tij i gëzohej një projekti të autostradës Prishtinë-Nish.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar deputeti Lekaj, i cili ka thënë se asnjëherë nuk është menduar që Serbisë t’i jepet një korridor i tillë, dhe se projekti në fjalë ka qenë panevropian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllime…