Ministri Selimi: Reforma në drejtësi padyshim do të sjell efikasitet dhe profesionalizëm

03 dhjetor 2020 | 17:09

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me të cilin ka diskutuar rreth për draftin e parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit me qëllim që të finalizohen rekomandimet të cilat përfshihen në këtë strategji.

Ministri Selimi ka falënderuar kryesuesin Hyseni për bashkëpunimin e treguar dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve të përfshirë në hartimin e planit të veprimit i cili sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokuroria, raporton “Epoka e re”.

“Është tejet me rëndësi i gjithë procesi i reformës në drejtësi, përmes së cilës synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial”, tha ministri Selimi, duke theksuar se garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është prioritet dhe si i tillë do të realizohet në bashkëpunim me të gjithë hisedarët e drejtësisë.

Nga ana tjetër kryesuesi i KPK-së, Hyseni ka vlerësuar këtë bashkëpunim të ofruar nga ana e Ministrit Selimi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë deri në finalizim të këtij procesi tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.

Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 04.12.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Gjakovë  1.…