Ministri Shala merr vendim për ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike për të miturit

11 dhjetor 2018 | 10:50

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar njëurdhëresë për Trupat Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që ndalon shitjen e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeç.

Shala ka thënë se me këtë urdhëresë obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatoret ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike.

“Sot kam urdhëruar Trupën Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që kryesohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të koordinoj aktiv8itetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut për kontrollimin e operatorëve ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike, me këtë urdhëresë kam obliguar Inspektoratin e Tregut dheinspektorët kompetent për siguri publike që t’i kontrollojnëoperatorët ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike”, ka thënë ministri Shala.

Shala ka theksuar se ka urdhëruar që tëndalohet shitja apo tregtimi i këtyre produkteve piroteknike për të gjithë personat jo kompetent dhe personat nën moshën 18-vjeçare.

“Ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’iu rrimë afër dhe ta kontrollojmë cilësinë produkteve në treg dhe tregun në përgjithësi duke mos lejuar dhe parandaluar çdo lloj fatkeqësie që mund t’i ndodhë qytetarit tonë. Ne jemi në vëzhgim të tregut edhe kur vije puna te produktet piroteknike që kanë shkaktuar jo pak dëme nëpër vite. Andaj ju bëj thirrje operatorëve ekonomik që të respektojnë këtë urdhëresë, pasi një mos respekt ndaj kësaj urdhërese nënkupton gjoba. Ne nuk jemi të interesuar të gjobisim, por të bashkëpunojmë në kontrollin e tregut dhe sidomos në kontrollin e cilësisë”, ka thënë ministri Shala.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq…