Ministri Shala: Përkrahja e bizneseve, prioritet i imi

26 shkurt 2019 | 13:46

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka bërë me dije se në mbledhjen e dhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, kanë trajtuar shumë tema, në veçanti për përkrahjen e bizneseve.

Shala ka thënë se prioritet i tij është përkrahja e bizneseve.

“Sot mbajtëm mbledhjen e dhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, që trajtuam shumë tema, në veçanti përkrahjen e bizneseve, që është edhe prioritet i imi. Ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë Këshill si një platformë të dobishme të dialogut publiko – privat ku do t’i adresojmë prioritetet dhe sfidat kryesore për t’i zbatuar reformat gjithëpërfshirëse e që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ilir Bytyqin,…