Hoxhaj pret në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë në Serbi

26 shkurt 2019 | 13:26

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë në vitin 1999 në Serbi.

Hoxhaj ka thënë se SHBA-ja, familja Bytyqi dhe Kosova kanë bërë çmos për t’i sjell para drejtësisë autorët e vrasjes të cilët fatkeqësisht ende vazhdojnë të mbrohen nga shteti.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka bërë me dije se me Ilir Bytyqin kanë diskutuar për një sërë hapash të koordinuara në javët e ardhshme për të risjell edhe njëherë në vëmendjen e botës këtë rast dhe duke theksuar se ka kërkuar drejtësi për ta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin e…