“Qan Prishtina për Tiranën”: Nën tingujt e çiftelisë, Ali Ahmeti ia merr këngës për 28 Nëntor
Jo me fjalim, por me këngë e çifteli, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcjellë mesazhin e tij për bashkimin e shqiptarëve në 28 Nëntor.
Ish-luftëtari i UÇK-së është bërë pjesë e festimeve të shqiptarëve të diasporës në Zvicër, ku, i ulur në një odë burrash mes flamujve kuqezi, ia ka marrë këngës për lidhjen mes Prishtinës e Tiranës, Çamërisë dhe unitetit kombëtar.
“Sikur qan fëmija për nanën,
qan Prishtina, o, për Tiranën.
Çon mesazh edhe Çamëria,
o, unitet, o, të ketë Shqipëria”, këndon Ahmeti.
NGA ARKIVI
04.01.2024
“Kadal hasëm se këtu ka burra”: Ali Ahmeti ia thotë këngës me Ilir Shaqirin në 65-vjetorin e lindjes
28.11.2025
Ahmeti uron 28 Nëntorin: Kombi duhet dhe nderohet me vepra
Në odën ku valëviten flamujt kuqezi dhe ku portretet e Adem Jasharit, Ismail Qemalit, Skënderbeut e Isa Boletinit zënë vend krah njëri-tjetrit, shqiptarët e diasporës janë bërë bashkë për të kremtuar një datë që i bashkon përtej kufijve.
Gju më gju me njëri-tjetrin, nën tingujt e çiftelisë dhe vargjet e këngëve patriotike, ata kanë festuar Ditën e Flamurit dhe kanë kujtuar daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy data të rëndësishme për shqiptarët.



