Koçi kritikon politikanët për tensionet rreth muralit të Nënë Terezës: Nuk ua kemi borxh të na e prishni ditën

28 nëntor 2026 | 15:09

Avokati Arianit Koçi ka reaguar lidhur me tensionet dhe përplasjet e krijuara rreth vendosjes së muralit kushtuar Nënës Terezë në Prishtinë.

Përmes një postimi, Koçi ka kritikuar politikanët për situatën e krijuar, duke thënë se është e papranueshme që edhe vendosja e një murali të Nënës Terezë të përcillet me tensione.

“Marrja e Zotit: një mural të Nënës Terezë nuk jeni në gjendje me e vendosë pa tensione!”, ka shkruar Koçi.

Ai ka thënë se nuk e di se kush ka të drejtë e kush është fajtor në këtë çështje, por ka theksuar se qytetarët nuk duhet të bëhen pjesë e përplasjeve politike dhe institucionale.

“Nuk e di kush ka të drejtë e kush ka faj, por e di që ne qytetarët nuk ua kemi borxh juve politikanëve me na e prishë ditën”, ka deklaruar ai.

Koçi ka veçuar edhe faktin se e gjithë kjo situatë po ndodh në ditën e 28 Nëntorit, duke shprehur pakënaqësinë për tensionet në një festë të rëndësishme për shqiptarët.

“Sidomos jo sot, në festën e 28 Nëntorit!”, ka përfunduar avokati reagimin e tij.

Ndryshe, vendosja e muralit të Nënës Terezë në objektin e Ministrisë së Ekonomisë në Prishtinë është përcjellë me polemika mes Komunës së Prishtinës dhe nivelit qendror, ndërsa të shtunën pati edhe përplasje verbale mes kryetarit Përparim Rama dhe zyrtarëve policorë, pasi punimet u ndaluan.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në…