Kurti nderon dëshmorët në Prekaz në Ditën e Flamurit
28 nëntor 2026
| 18:35
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar, aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit i vazhdoi me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministri Kurti tha se 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe e shpalljes publike të UÇK-së në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj.
Ai theksoi se Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri.



