Ministri Shala thotë se do të eliminohen barrierat tregtare për produktet e Kosovës

15 prill 2019 | 17:11

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në monitorim të vazhdueshëm dhe duke analizuar çdo lloj barriere tregtare, tarifore dhe jotarifore që vendoset për produktet e Kosovës gjatë eksportit në cilindo vend, sidomos me ato të CEFTA-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me dije se në raportin e ekspertit të angazhuar nga MTI-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë u dokumentua që barrierat tarifore dhe jotarifore më të larta janë me Serbinë, Bosnjën por edhe vendet tjera.

“Këto barriera janë në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e CEFTA. Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat të parapara me këtë marrëveshje në mënyrë që t’i zgjidhim këto probleme sa më shpejt që është e mundur. Për më tepër, unë jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e vendeve mike që secilën barrierë tregtare për produktet e Kosovës ta eliminojmë në kohë sa më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Shala.

Ministri Shala ka theksuar se produktet e vendit tonë do të gjejnë vendin e tyre nëe tregjet rajonale, ashtu sikur produktet e vendeve të rajonit që kanë vendin e tyre në tregun tonë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova nuk arriti të shënonte gol në ndeshjen Bazel-Grasshopers,…