Zhegrova në formacionin e javës

15 prill 2019 | 17:10

Edon Zhegrova nuk arriti të shënonte gol në ndeshjen Bazel-Grasshopers, por kjo nuk e pengoi 20-vjeçarin e talentuar të përzgjidhej në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës është aktivizuar 112 minuta deri më tani me ekipin e ri, aty ku është shok skuadre me Taulant Xhakën dhe Albion Ajetin.

Në ndeshjen e fundit shtëpiake, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 75 minuta. Loja e tij e mirë ka marrë vlerësimin e duhur dhe Zhegrova ndodhet mes 11-të lojtarëve më të mirë të kampionatit zviceran për këtë javë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar deputetët…