Ministri Shala urdhëron Inspektoratin të kontrollojë hotelet në Kosovë

11 qershor 2019 | 10:32

Ministri Endrit Shala ka urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës.

“Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim”.

“Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka thënë ministri Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Blerim Reka Po të parafrazonim Çerçilin, Ballkani gjithmonë…