Ministri Tahiri: Asistencë financiare vetëm ndaj atyre që ngrehet aktakuzë në Hagë

14 janar 2019 | 14:54

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se deri më tani asnjë person nuk ka kërkuar asistencë financiare për mbrojtje juridike nga Gjykata Speciale në Hagë, pasi një asistencë e tillë, sipas tij do t’iu ofrohet vetëm personave ndaj të cilëve do të ngrehet aktakuzë nga kjo gjykatë.

Ai ka thënë se nëpërmjet Ligjit për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar nga Gjykata Speciale, janë zotuar se do të ndihmojnë financiarisht të akuzuarit potencialë nga kjo gjykatë.

“Ky ligj ka tri komponente. E para është asistenca financiare për mbrojtje juridike të personave të akuzuar. E dyta është asistenca financiare të familjarëve të tyre që do t’i vizitojnë në qendrat e paraburgimit, dhe e treta do të jetë kompensimi financiar në rast se lirohen të pafajshëm nga ky proces”, ka thënë Tahiri në një konferencë për medie.

Tahiri ka thënë se i gjithë procesi i financimit të mbrojtjes për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale, do të jetë transparent.

“Do të jemi maksimalisht transparent në shpenzimin e parasë publike për mbrojtjen, sepse është obligim i shtetit të Kosovës dhe është obligim edhe transparenca maksimale karshi qytetarëve. Do të ketë një përcaktim të asaj se deri në çfarë shume do të paguhet nga shteti i Kosovës për avokatë për këta persona”, është shprehur Tahiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në…