Ministri ukrainas e quan përbindësh pilotin rus që bombardoi teatrin në Mariupol

17 mars 2022 | 13:13

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka reaguar pas sulmit rus mbi godinën e një teatri në Mariupol ku strehoheshin civilët.

Reznikovi është shprehur se piloti rus që ka bombarduar godinën e civilëve është një “përbindësh”.

Mediat e huaja kanë publikuar fjalimin e tij para Parlamentit Evropian përmes video-lidhjes , ku ka theksuar se piloti e ka hedhur bombën pavarësisht faktit që kishte fjalën “fëmijë” të shkruar me shkronja të mëdha në dy anët e ndërtesës.

Nuk është e qartë se sa i mbijetuan sulmit, pasi deri më tani nga ndërtesa njerëzit fatmirësisht kanë dalë të gjallë.

“Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se ky teatër që u godit nga raketa, një teatër ku fshiheshin 1 200 gra dhe fëmijë. mund ta shikoni nga hartat, dronët që rreth këtij teatri ishin shkruar shkronja të mëdha të ‘fëmijëve’ në mënyrë që piloti i avionit që hidhte bombat të shihte se aty strehoheshin fëmijë, dhe megjithatë, pavarësisht kësaj, ky përbindësh ka bombarduar teatrin”, ka thënë ministri ukrainas.

Ndërsa  “CNN”-ja ka gjetur imazhin në vend dhe imazhet satelitore tregojnë fjalën “fëmijë” të shkruar pranë ndërtesës përpara se ajo të bombardohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është…