
Ministri Vitia dhe ambasadori norvegjez diskutojnë për Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.
Në këtë takim u bisedua për situatën rreth pandemisë Covid-19 dhe veprimeve që po ndërmerren për menaxhimin e saj.
Në këtë aspekt, ambasadori Grondahl ishte i interesuar rreth mbarëvajtje së procesit të vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë.
Ministri Vitia e ka informuar ambasadorin për ecurinë e këtij procesi dhe vaksinimin e grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit.
Ministri ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë dhe janë pajtuar për një bashkëpunim sa më të mirë edhe në të ardhmen në interes të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë, në kohën kur Covid-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë.