Philadelphia triumfon ndaj Brooklynit

15 prill 2021 | 14:32

U zhvilluan plot 12 ndeshje gjatë mbrëmjes në NBA dhe pa dyshim vëmendja kryesore ishte te përballja mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Philadelphia 76ers, e udhëhequr nga Joel Embiid, triumfuan 123-117 ndaj Brooklyn Nets, me kamerunasin që spikati me plot 39 pikë dhe 13 “rebound”.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Philadelphian, e cila tani kryeson Lindjen me një rekord prej 38 fitoresh dhe 17 humbjesh përkundrejt 37 suksesesh dhe 18 disfatash Nets. Diferenca, gjithsesi, mbetet e ngushtë. Në radhët e Nets, në këtë përballje u ndien mungesat e Kevin Durant, James Harden e LaMarcus Aldridge, pavarësisht se Kyrie Irving bëri më të mirën me 37 pikë në total, raporton “Supersport”.

Ishte gjithashtu një mbrëmje magjike për Luka Donqiq. Slloveni shënoi koshin vendimtar në sekondën e fundit në fitoren e Dallas Mavericks ndaj Memphis Grizzlies 114-113. Donqiq e mbylli ndeshjen me 29 pikë, por trepikëshi i fundit, duke kërcyer me vetëm një këmbë, magjepsi të pasionuarit e basketbollit. Nuk mund të mungonte me një super performancë Steph Curry. 42 pikë realizoi “ylli” i Golden State Warriors, që kaluan lehtësisht Oklahoma City Thunder me rezultatin 147-109. “Triple-double” i Draymond Green, autor i 12 pikëve, 16 asistimeve dhe 10 “rebound”. Të pandalshëm Los Angeles Clippers, që siguruan suksesin e shtatë radhazi në fushën e Detroit Pistons. Këtë herë ishte Reggie Jackson ai që u dha fitoren kalifornianëve me koshin e realizuar në sekondat e fundit të takimit.

Pa Giannis Antetokounmpon, Khris Middleton, autor i 27 pikëve, udhëhoqi Milwaukee Bucks drejt suksesit kundër Minnesota Timberwolves  me rezultatin 130-105.

Rezultatet

Minnesota Timberwolves – Milwaukee Bucks         105-130
Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers                  90-103
Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets                           123-117
Toronto Raptors – San Antonio Spurs                       117-112
Chicago Bulls – Orlando Magic                                   106-115
Detroit Pistons – Los Angeles Clippers                      98-100
New Orleans Pelicans – New York Knicks                106-116
Houston Rockets – Indiana Pacers                             124-132
Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors  109-147
Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks                      113-114
Denver Nuggets – Miami Heat                                    123-106
Sacramento Kings – Washigton Wizards                  111-123

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e…