Ministri Vitia: Jemi në gjendje të rëndë, varianti i ri britanik është më shpërndarës

05 prill 2021 | 16:38

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për medie së bashku me kryeministrin Albin Kurti, pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë sa i përket pandemisë.

Ai ka thënë se kjo gjendje është renduar edhe si pasojë e variantit britanik të Covidit.

“Jemi në gjendje të rëndë prandaj edhe masat që duhet t’i ndërmarrim duhet të jenë në përputhje me këtë gjendje të rënduar. Ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varainateve të reja me Covid-19, sidomos ai britanik. Varinati i ri britanik është më shpërndarës, është më agresiv dhe i prek moshat e reja…Gjendja në spitale është shumë e rëndë. Brenda pak ditësh numri i të shtretërve në spitalet tona do të kalojë numrin 1 mijë”, ka thënë Vitia ndër të tjera.

Më tutje, ai ka thënë se ditëve në vijim priten edhe kontigjente të tjera me vaksina kundër Covidit.

“Javën që lamë pas mirëpritëm kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë. Nga dita e parë si qeveri e re kemi intensifikuar punën për sigurimin e sa më të shpejtë e në numër më të madh të vaksinave për qytetarët. Brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë të marrim konfirmime për sigurimin e vaksinave të reja”, është shprehur Vitia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel në fshatin Uglar të Gjilanit është mbajtur…