Ministri Vitia vendos që ekipet e vaksinimit të punojnë edhe fundjavave
01 shtator 2021
| 17:11
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nëpërmjet një konference për medie ka bërë me dije se nga java e ardhshme, ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe vikendeve.
“Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 410 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet akoma. Ekipet e vaksinimit do ta intensifikojnë punën dhe do ta vazhdojnë punën edhe gjatë vikendeve, duke filluar nga vikendi i ardhshëm”, ka njoftuar Vitia.



