Ministri Zemaj: Masat nuk po respektohen, rastet pozitive dhe vdekjet po shtohen

21 nëntor 2020 | 21:54

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk po respektohen aq sa duhet masat kundër përhapjes së koronavirusit, prandaj edhe numri i vdekjeve dhe numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë.

“Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Bayer Leverkusenit, Lukas Hrdeki mund të renditet si…