Ministri Zemaj merr detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

04 qershor 2020 | 13:25

Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot detyrën e tij në krye të këtij dikasteri.

Ai zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkoi që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, ka thënë se…