Ministria e Diasporës mbledh krerët e shtetit dhe afaristë nga diaspora

17 tetor 2018 | 20:34

Java me bizneset e diasporës shënoi fillimin e saj formal me një pritje organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.

Ky organizim mblodhi rreth 200 afaristë nga 11 shtete të ndryshme të botës, ndërsa në pritjen solemne e cila u hap nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi u përçuan mesazhe inkurajimi dhe bashkëpunimi për të gjithë afaristët nga diaspora jonë.

“Ngritja e Kosovës si shtet ka ndodh falë diasporës tanë, andaj dhe ne si qeveri jemi të përkushtuar që të avancojmë marrëdhënien e dyanshme”, ka thënë ministri Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i qartë në mesazhin e tij: “Dua të bëj diferencën dhe te zhvilloj ide të reja të bashkëpunimit”, duke shprehur përkushtim institucional për të avancuar bashkëpunimin mes afaristëve të diasporës tanë dhe institucioneve të Kosovës.

Në pritjen formale afaristëve ju drejtuan me mesazhe bashkëpunimi edhe zv/kryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldt si dhe ministri i Shtetit për Diasporë nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko.

Java me bizneset e diasporës vazhdon të enjten, ku krerët e shtetit të Kosovës do të vazhdojnë gjatë ditës diskutimet me mysafirët nga diaspora dhe bizneset e Kosovës. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Gjimnastikës “ELITA” sonte ka udhëtuar për në Slloveni,…